Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Tiranë ka arrestuar një person që prezantohej si efektiv policie. I arrestuari zhvaste shuma parash nga punonjëset e seksit në Tiranë me qëllim për të mos i “arrestuar”.
Sipas raportimeve, a linte takime me vajzat që shërbejnë si eskorta nëpërmjet rrjeteve sociale dhe i takonte, më pas i gënjente se ishte polic dhe në këmbim të parave mund t’i linte të lira.
Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga ana e policisë, ndërkohë që priten të zbardhen detaje të tjera në vazhdim.