May 13, 2024
Tirana, Albania
Bota Lajmi i fundit

”Sot flas për Kosovën”, Vuçiç: Situata e popullit serb është shumë e vështirë

Aleksandar Vuçiç do të mbajë sot një fjalim drejtuar qytetarëve serbë dhe jo vetëm, për situatën në Kosovë dhe rezolutën e Srebrenicës ku Serbia akuzohet se ka kryer gjenocid, si dhe për çështje tjera të rëndësishme.

Vuçiç ka bërë të ditur në një postim në rrjetin social Instagram, se ndihet krenar për luftën e Serbisë në Kombet e Bashkuara, duke thënë se e vërteta nuk mund të mposhtet me forcë.

Vuçiç thekson se situata për popullin serb është shumë e vështirë dhe komplekse dhe se është mjaft e qartë se vendet e mëdha perëndimore do të përpiqen ta miratojnë rezolutën e Srebrenicës, pothuajse me çdo kusht.