Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka ndarë në rrjetet sociale momente nga stërvitja e përbashkët mes trupave të armatosura shqiptare dhe atyre britanike, në kuadër të stërvitjes së koduar “Strong Eagle”.
Sipas Peleshit, kjo stërvitje do të forcojë më tej aftësimin operacionale të trupave.
“Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar, së bashku në një lidhje të fortë bashkëpunimi dhe partneriteti. Suksesi i stërvitjes #StrongEagle, dëshmi e rëndësishme drejt bashkëpunimit të mëtejshëm mes dy vendeve tona. Për Regjimentin e Operacioneve Speciale, kjo stërvitje është një mundësi për të forcuar lidhjet profesionale dhe aftësimin operacional me trupat e Brigadës Speciale britanike”, shkruan Peleshi.