May 13, 2024
Tirana, Albania
Aktualitet Lajmi i fundit

Dalin përgjigjet e llotarisë amerikane, ja linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Që nga ora 18:00, të gjithë shqiptarët që kanë aplikuar për Llotarinë Amerikane, mund të shohin nëse janë fitues të përzgjedhjeve për të marrë një vizë amerikane.

 

Rezultatet, nëse janë shpallur fitues në faqen e llotarisë amerikane janë publikuar në linkun dvprogram.state.gov.

Pasi të ndodheni në uebfaqen e Departamentit të Shtetit, duhet të klikoni mbi butonin “check status” e më pas të vendosni kodin unik që u është dhënë në tetor kur keni bërë edhe aplikimin. Ju duhet të keni kodin e konfirmimit për të kontrolluar përgjigjet e lotarisë amerikane.