May 13, 2024
Tirana, Albania
Lajmi i fundit Lifestyle

UFO apo raketa? Pamjet nga objekti ndriçues në qiell bëjnë xhiron e rrjetit, dyshohet për lëshime të Falcon 9 nga SpaceX

Njerëz nga jugperëndimi i SHBA-së deri në Skandinavi dhe skajet e largëta të Evropës Lindore postuan pamjet e një objekti fluturues të paidentifikuar që panë në mënyrë misterioze duke u ngjitur lart në formë spirale. Në Finlandë, një përdorues në Reddit postoi një foto të objektit gjithashtu.

 

Megjithatë, mund të ketë një shpjegim mjaft tokësor për këtë. Të enjten, sipas Space.com, pati dy lëshime raketash Falcon 9 të SpaceX të përhapura në brigjet lindore dhe perëndimore. I pari fluturoi nga Baza e Forcave Hapësinore Vandenberg në veri të Santa Barbara, Kaliforni, dhe i fundit u largua nga Kepi Canaveral i Flordias.

Edhe pse ngjarjes ju dha një shpjegim, sërish ka patur aludime nga më të ndryshmet. Duke nisur nga ata që e panë me sytë e tyre e deri tek ata që mësuan për dritën e çuditshme nga interneti, të gjithë janë pothuajse të një mendimi: drita mund të jetë një ufo ose alien.