Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, dhe ish-kandidati i Rithemelimit për kryetar bashkie në Tiranë, Belind Këlliçi, kanë ngjitur në autobusë të ndryshëm në Tiranë posterin ku kërkojnë dorëheqjen e kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj.
Posterat janë ngjitur edhe nëpër pika të ndryshme nëpër qytet si dhe në tabelat e afishimit të reklamave të ndryshme.
Në videon e publikuar në rrjetet e tyre sociale jepen mesazhet për protestën e paralajmëruar nga opozita që do të mbahet para godinës së bashkisë.
Në protestat e mëparshme nuk kanë munguar episodet e përplasjes së protestuesve me efektivët e policisë, si dhe janë hedhur kokteji molotovi në drejtim të godinës së bashkisë.
Opozita kërkon largimin e Veliajt, pasi e akuzon si të përfshirë në çështjen e inceneratorëve dhe se qëndron pas abuzimit për të cilin janë akuzuar dhe arrestuar disa ish-drejtorë të bashkisë.