Met Gala 2024 u mbajt në Muzeun Metropolitan të Artit në Nju Jork, me temën e këtij viti “Kopshti i kohës”. Ngjarja gala u drejtua nga Jennifer Lopez, Zendaya, Bad Bunny dhe Chris Hemsworth.
Në tapet kanë mbërritur herët personazhe të njohur, të cilët kanë impresionuar edhe këtë vit me paraqitjet e tyre. Mes tyre ishin motrat Kardashian, Gigi Hadid, Nicole Kidman, Nicki Minaj, Erykah Badu, Zendaya etj.
Këtë vit, shumë prej femrave të njohura që ishin në event guxuan të bënin paraqitje mjaft zbuluese duke lënë pjesë të trupit të zhveshura. Disa prej tyre ishin Emily Ratajkowski, Kendall Jenner, Doja Cat, Phoebe Divnor dhe Jennifer Lopez.
Megjithatë, disa nga veshjet që vodhën shfaqjen dhe u komentuan në Twitter për origjinalitetin e tyre ishin ato të Lana Del Rey, Bad Bunny, Cardi B, Queen Latifah, Dua Lipa, por edhe Zendaya.
Më poshtë mund të shikoni të gjitha veshjet nga nata gala nga ato më të mirat tek ato më pak të pëlqyerat.