October 2, 2024
Kronikë Lajmi i fundit

“SKY ECC” në Belgjikë/ Zhvillohet seanca e fundit për 129 të pandehurit, mes tyre edhe biznesmeni nga Vlora (EMRI)

Gjykata belge ka zhvilluar këtë të martë seancën e fundit për 129 të pandehurit të arrestuar në kuadër të operacionit “SKY ECC”. Të pandehurit janë të kombësive të ndryshme, si grekë, italiane, dhe shqiptarë, mes tyre edhe biznesmeni nga Vlora, Eridan Munoz Guerrero.

Raportohet se seanca e sotme ju kushtua përgjigjeve të avokatëve mbrojtës dhe fjalëve të fundit të të pandehurve. Gjyqtarët kanë kërkuar 15 deri në 20 vite burg, ndërsa pala mbrojtëse ka pretenduar se ky dënim është i padrejtës sepse të dhënat e papërpunuara, miliona mesazhe të mbledhura përmes “Sky ECC”, nuk do t’i komunikoheshin plotësisht mbrojtjes.

Pas deklaratave të avokatëve të të pandehurve Gjykata ka njoftuar se çështja do të merrej nën këshillim, dhe aktgjykimi do të shpallet më 2 shtator.

“Gjyqtarët do të analizojnë argumentet e palëve, prokurori, avokatët, por në bazë të dosjes. Në këtë rast, 220 mijë faqet që janë objekt i analizës së tyre. Por jo në lidhje me dosjet e tjera që dëgjojmë në shtyp, nëse është e nevojshme, do të duhet të shqiptohet një dënim ”, është shprehur Denis Goeman, zëdhënës i Gjykatës së Shkallës së Parë të Brukselit.