May 13, 2024
Tirana, Albania
Bota Lajmi i fundit

Pranoi se shkakton mpiksje gjaku, Astrazeneca tërheq vaksinën kundër Covid

AstraZeneca ka njoftuar se po tërheq vaksinën e saj “Vaxzevria” kundër Covid-19 muaj pasi pranoi se ilaçi mund të shkaktojë mpiksje të rrallë gjaku. Sipas njoftimit të kompanisë, vaksina nuk do të mund të përdoret më në Bashkimin Evropian. Kërkesa për tërheqje është dorëzuar më 5 mars dhe ka hyrë në fuqi që nga dita e djeshme.

Kompania farmaceutike tha se do të tërheqë autorizimet e marketingut për Vaxzevria në Evropë, duke e justifikuar veprimin e saj për shkak të “tepricës së vaksinave të përditësuara në dispozicion” që nga pandemia. Kjo, sipas njoftimit, ka sjellë rënie të kërkesës për vaksinën e AstraZeneca, e cila nuk po prodhohet më dhe as nuk tregtohet.

AstraZeneca e pranon publikisht: Vaksina jonë mund të shkaktojë mpiksje gjaku

“Sipas raporteve të pavarura, vetëm në vitin e parë të përdorimit të kësaj vaksine u shpëtuan 6.5 milionë jetë dhe u shpërndanë gjithsej 3 miliardë doza në mbarë botën. Përpjekjet tona janë njohur nga qeveritë në mbarë botën dhe janë parë si kritike për t’i dhënë fund pandemisë globale. Tani do të punojmë me ligjvënësit dhe partnerët tanë për të patur një mbyllje të pastër të këtij kapitulli dhe kontributin e tij të rëndësishëm në pandeminë Covid-19”, tha kompania në një deklaratë.