May 13, 2024
Tirana, Albania
Kronikë Lajmi i fundit

I riu nga Tirana përplas për vdekje këmbësorin në aksin Cërrik-Papër

Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor “Cërrik-Papër”. Një 28-vjeçar nga Tirana ka përplasur për vdekje një këmbësor të moshuar. Policia ka arrestuar shoferin.

Njoftimi i Policisë Elbasan

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor “Cërrik-Papër”, me automjetin tip “Audi” që drejtonte, ka përplasur këmbësorin, shtetasin A. L., 76 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.