Tentativa e një 46-vjeçari nga Korça për të transportuar drejt Maqedonisë së Veriut një ngarkesë prej 53 kg kanabis, është ndërprerë nga forcat e policisë kufitare në Qafë Thanë.
Blutë kanë vënë në pranga shtetasin Elton Grabocka, pasi lënda narkotike u gjet në automjetin e tij.
“Në kuadër të operacionit “Restart 17” u arrestua në flagrancë shtetasi E. G., 46 vjeç, banues në Korçë. Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, në dalje të Republikës së Shqipërisë, në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Thanë, shërbimet e Policisë, gjetën në automjetin tip “Volkswagen” që ky shtetas drejtonte, 53.3 kilogramë me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në pako.”
Autoritetet vijojnë hetimet, pasi dyshohet se persona të tjerë janë implikuar në të.