May 13, 2024
Tirana, Albania
Aktualitet Lajmi i fundit

Minatorët protestë para Kuvendit, kërkojnë të futen brenda godinës: Nuk jemi këtu për luftë!

Ditën e sotme minatorët janë mbledhur para Kuvendit ndërsa po protesojnë për miratimin e statusit të veçantë. Gjatë fjalës së tyre ata kanë kërkuar të futen në godinën e Kuvendit ndërsa synuan takimin me deputetët përfaqësues.

“Nuk jemi këtu për të bërë luftë. Duam të takojmë deputetin përfaqësues”, tha njëri prej tyre.

Në vendngjarje janë edhe efektivë të policisë të cilët kanë penguar minatorët të futën në ambientet e Kuvendit.  Prostesta po mbahet jashtë Kuvendit ndërsa brenda ambienteve të saj po zhvillohet seanca plenare.  Minatorët kanë kërkuar kushte ekonomike dhe miratimin e statusit të minatorit. Ata kanë deklaruar se pensionet që marrin janë shumë të ulëta dhe nuk u mjaftojnë as për të blerë ilaçe e jo për të jetuar.

“Minatorët duan status duan kushte ekonomike. Ju na keni lënë në mjerim dhe tani po vuajmë. Secili nga ne ka 2-3 palë ilaçe me vete. Pensioni qesharak që na keni dhënë nuk na del as për ilaçe”, tha njëri prej tyre.