Portali Timoni.al sjell ekskluzive një tjetër skandal në policinë e shtetit që e zhvleftëson këtë institucion dhe i ulë reputacionin para mbarë opinionin publik shqiptar. Prej kohësh policia e shtetit është kthyer në një vend që funksionarë të saj janë vënë në shërbim të krimit të organizuar dhe jo në shërbim të qytetarëve. Publikohet për herë të parë lista e plotë e fituese të gradës “Drejtues i Parë” që ka pasur drejtues komisioni Neritan Nallbatin.
Nallbati një emër i përfolur për bashkëpunim me bandat dhe krimin e organizuar, i cili nuk pranohet nga ndërkombëtarët në takimet zyrtare që zhvillohen prej tyre me drejtuesit e lartë të policisë së shtetit, ka kryer sërish shkelje gjatë gjithë procesit për dhenien e gradës “Drejtues i Parë”. Sipas denoncimin të mbërritur në redaksinë tonë thuhet se Nallbati ka kryer shkelje të ligjit pasi 12 fituesit nuk e kanë kaluar pragun 70% të pikëve në testin me shkrim dhe nuk duhej që të kalonin ne fazën e intervistës.
“Po te shikosh listen per drejtues te pare, nga 12 fitues ne testin me shkrim nuk kane kaluar pragun e 70% po te ishte zbatuar ligji qe do te thote se duhet te merrin minimumi 21 pike nga 30 te mundshme qe kishte testi. Duhet te ishin skualifikuar ne kete faze pa kaluar te faza e intervistes. Po keshtu dhe per graden drejtues jane 13 vete nga 35 qe nuk e kalojne pragun. Ishte e vetmja menyre heqja e pragut minimal prej 70 % te cdo faze per te kaluar njerezit qe donin dhe eshte hera e pare qe aplikohet ndryshe nga heret e meparshme”– thuhet në denoncim.
Sipas denoncimin kuptohet qartë se se gradën “ Drejtues i Parë” nuk e kanë marr ata që e meritonin por ata që kanë paguar rryshfet deri në 20 mije euro dhe ata që ka dashur Neritan Nallbati. Nallbati duke ditur që i ka ditët e numëruara në radhët e policisë së shtetit pasi është në marr në pyetjet dhe në hetim në SPAK, po përgatitë pas ardhësit e tij që do të jenë “shërbëtorët” e ardhshëm të bandave në polici. Lista Nallbati që kanë marr në mënyrë të paligjshme gradën “Drejtues i Parë” në policinë e shtetit është një kërcënim serioz për imazhin e policisë dhe për vet personelin e ndershëm të policisë që do të punoj me ta.
Lista fituese që ka përzgjedhur Neritan Nallbati:
Policia e shtetit kohët e fundit ka ndërmarë konkurse për dhënien e gradave Komisar, Kryekomisar, Drejtues, Drejtues i Parë. Bëhet fjalë për dhënien në tërësi të rreth 550 gradave të niveleve të mësipërme. Por ashtu siç janë bërë emërimet dhe dhënia e gradave të funksioneve të veçanta në kundërshtim të ligjit ashtu dhe dhënia e gradave me këto konkurse janë në kundërshtim me ligjin. Në momentin që u hapë aplikimet të gjithë punonjësit e policisë që plotësonin kriteret aplikuan për marrjen e gradës.
Kur u mbyllën aplikimet u pa që kriterin e plotësimit të dosjes administrative e plotësonin punonjës të cilët nuk ishin ata që Drejtori i përgjithshëm i Policisë si dhe Drejtori i Departamentit të Krimeve do donin të fitonin gradën dhe për këtë ngritën grup pune dhe ndryshuan kriteret gjatë konkursit duke ulur pikët e dosjes administrative dhe duke rritur pikët e intervistës me qëllim që tu jepnin pikë atyre që donin pasi me dosjen nuk luanin dot. Në këtë mënyrë krijuan një proces të manipuluar me të cilin Ju dhanë gradat atyre që ju kishin premtuar ose atyre që deshën duke djegur ata që e meritonin.
Një oficer policie shkruan se dhënia e gradave është një proces manipuluar që në që nga momenti i nxjerrjes së urdhërit nga drejtori i përgjithshëm. Sipas denoncim thuhet se ky urdhër është në shkelje të plotë të ligjit për policinë e shtetit pasi ligji përcakton 4 faza testimi dhë ne çdo fazë duhet të kalohet me mbni 70% të pikëve. Por me urdhër është hequr ky prag me qëllim që të kalojnë të gjithë kandidatët dhe në në fazën e intervistës të kalojnë atë që duan, që nënkupton se grada do i jepet atij punonjësi policie që paguan shumë prej 15 mijë apo 20 mijë eurosh.
Dyshimet e forta se afera dhe skandali me shitjet e gradave janë aq prezente në radhët e policisë, sa po përgatitet një dosje nga ana e portalit Timoni.al që do i dërgohet SPAK për hetim dhe drejtësia të zbardh të vërtetën dhe të vërë pas hekurave personat e korruptuar që marrin shuma të majme për të dhënë gradat. Në fund të denoncimin thuet se është hequr me një qëllim një faze testimi për të mos krijuar komision tjetër pasi e kanë më të lehtë për ta kontrolluar procesin me më pak njerëz. Sipas oficerit nuk mund të dal urdhëri i drejtorit të përgjithshëm mbi ligjin.
Denoncimi i oficerit të policisë:
Pershendetje. Jam nje oficer policie dhe desha te jap disa detaje te tjera ne vazhdim te lajmit per gradimet ne polici te publikuar pak ore me pare nga ju. Eshte ne proces i manipuluara qe nga monenti i nxjerjes se Urdhrit te Drejtorit te Pergjithshem per fillimin e konkurimit per grade. Ky urdher eshte ne kundershtim me ligjin e Policise se Shtetit, ligj qe percakton 4 faza testimi ku cdo faze duhet te kalohet pasi perrmbush 70 % te pikeve te cdo faze qe mund te kalosh ne fazen pasardhese. Me urdher eshte hequr ky prag meqellim qe te kalojne te gjithe kandidatet dhe te faza e intervistes te kalojne ke te duan. Eshte eleminuar me qellim nje faze ne kundershtim me ligjin per te mos krijuar komision tjeter pasi e kane me te lehte per ta kontrolluar procesin me me pak njerez. Nuk mund te dal Urdhri i Drejtorit te Perhjithshem mbi liigjin.
Po te shikosh listen per drejtues te pare, nga 12 fitues ne testin me shkrim nuk kane kaluar pragun e 70% po te ishte zbatuar ligji qe do te thote se duhet te merrin minimumi 21 pike nga 30 te mundshme qe kishte testi. Duhet te ishin skualifikuar ne kete faze pa kaluar te faza e intervistes. Po keshtu dhe per graden drejtues jane 13 vete nga 35 qe nuk e kalojne pragun. Ishte e vetmja menyre heqja e pragut minimal prej 70 % te cdo faze per te kaluar njerezit qe donin dhe eshte hera e pare qe aplikohet ndryshe nga heret e meparshme.
Ja lista e plote me emra qe kane dal fitues per graden “Drejtues i Pare”