May 27, 2024
Politikë

Sot Dita e Europës/ Mesazhi i kryeministrit Rama: Shqipëria, më afër se kurrë ëndrrës së vjetër

Sot është Dita e Europës, ndërsa kryeministri Edi Rama ka përcjellë një mesazh, duke thënë se “kjo ditë e gjen Shqipërinë më afër se kurrë ëndrrës së vjetër”.

“MIRËMËNGJES dhe në këtë Ditë të Europës, e cila e gjen Shqipërinë më afër se kurrë ëndrrës së vjetër shqiptare me diellin që lind andej nga perëndon, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Sot është Dita e Europës, e cila tradicionalisht festohet më 9 maj të çdo viti. Në fillim ajo u caktua nga Këshilli Europian si Dita e Europës, por më vonë Bashkimi Europian e përcaktoi 9 majin në përkujtim të deklaratës Schumanit të vitit 1950.

Dita e Europës është data kur u hodh hapi i parë drejt krijimit të asaj që sot njihet si BE, Bashkimi Evropian. Ministri i Jashtëm i Francës, Robert Shuman, lexoi për shtypin ndërkombëtar një deklaratë ku i bënte thirrje Francës, Gjermanisë dhe vendeve të tjera evropiane për të bashkuar prodhimet e tyre të qymyrit dhe çelikut që do të ishte “themeli i parë konkret për një Federatë të ardhshme Evropiane”.