October 2, 2024
Lajmi i fundit Lifestyle

Dy shtete futen në sherr për… elefantët

Elefantët kanë acaruar së fundmi marrëdhëniet mes Kenias dhe Tanzanisë. Të dyja vendet kritikohen për shkelje të moratoriumit të trofeve, pasi në kullotat të cilat ndodhen pranë kufirit mes këtyre dy vendeve, prej disa javësh po dëgjohen krisma armësh të gjuetarëvë të Tanzanisë.

Mes dy vendeve fqinje të Afrikës, menaxhimi i tufave të elefantëve është e ndryshme. Tanzania po licencon gjahtarët për të gjuajtur përtej kufirit të tyre, ndërsa Kenia, ku edhe ndodhet kullota, ka miratuar prej vitit 1995 moratoriumin e kafshëve të egra, me rëndësi për atë vend.

Megjithëse zyrtarët kenianë dhe aktivistët po i kërkojnë Tanzanisë të mos vrasë elefantët, muajt e fundit janë qëlluar disa prej tyre. Shtatorin e kaluar, një elefant kenian u qëllua nga gjuetarët e licencuar rreth 23 km brenda kufirit me Tanzaninë, e pas kësaj vrasje në Zonën e Menaxhimit të Kafshëve të Egra Enduimet, pasuan edhe disa të tjera.

“Linja e gjakut Amboseli e tuskëve është ndoshta një nga më të mirat në botë, kështu që nga pikëpamja gjenetike është vërtet e rëndësishme”, tha Richard Bonham, bashkëthemelues dhe kryetar ekzekutiv i Fondacionit Big Life në Kenia, një grup ruajtjeje.

Ndërsa aktivistë të tjerë të mbrojtjes së jetës së egër në Kenia thonë se është e padrejtë të licencosh këta lloj gjuetarësh. Ata propozojnë që moratoriumi i gjuetisë të shtrihet 40 km në Tanzani nga kufiri kenian.

Tanzania kërkon një tarifë prej 10 000-20 000 dollarë për një licencë për të gjuajtur elefant, i cili ndahet midis qeverisë dhe komunitetit. Turizmi për shkak të  këtyre kafshëve të mëdha është një nga sektorët kryesor ekonomik në Kenia dhe punëson miliona njerëz drejtpërdrejt dhe tërthorazi.

Konservatorët thanë se nuk po bënin thirrje për ndalimin e gjuetisë në të gjithë Tanzaninë, por për mbrojtjen e tufave të çmuara keniane që enden pranë kufirit: “Problemi është se elefantët e gjuajtur ishin ndër të paktët elefant me fildish kaq të madh”.