Për shqiptarët e Kosovës apo edhe të Shqipërisë, ish-kryeministri i Britanisë Toni Blair është një nga personalitetet më të rëndësishëm dhe me rëndësi për pavarësinë e Kosovës, disa madje e kanë idhull.
Vlerësimin për këtë figurë politike e shprehin në mënyra të ndryshme, si rasti i skulptorit Agon Qosa i cili është dukë punuar një skulpturë me përmasat reale të ish kryeministrit.
Në krye të Britanisë ishte pikërisht Tony Blair, i cili mbështeti bombardimin e Serbisë, nga NATO në 1999, aksion i cili ndaloi përfundimisht luftën në Kosovë.
Pikërisht 25 vite më vonë, Qosa është duke përfunduar punën e tij me skulpturën për ta vendosur atë më pas në bulevardin kryesor në Ferizaj, i cili mban edhe emrin e kryeministrit, Blair.
Më shumë se 13,000 njerëz, kryesisht shqiptarë të Kosovës, u vranë në luftën e viteve 1998-99. Jo vetëm kaq, por në Kosovë, disa persona mbajnë emrin e ish-kryeministrit. Sipas zyrës kombëtare të statistikave, më shumë se 10 persona quhen Toni Bler, Toni ose Bler.
Tonibler Gashi është një prej tyre. Ai lindi dy vjet pas luftës, babai i tij ishte shume i qartë se çfarë emri do ti vendoste djalit të tij të parë.
Gashi ishte 9 vjeç kur takoi Blerin e vërtetë në Prishtinë, atë moment, thotë se nuk do e harrojë lehtë. Në 12 qershor të 1999, fal edhe mbështetjes së shteteve të mëdha, si Britania dhe SHBA, u ndërprenë përfundimisht sulmet e Serbisë në Kosovë.