May 1, 2024
Tirana, Albania
Kronikë Lajmi i fundit

Gjyqi ndaj Nuredin Dumanit, SPAK kërkon përjashtimin e gjyqtares Entela Shedula

SPAK kërkon përjashtimin e gjyqtares Entela Shedula nga gjykimi i çështjes ndaj Nuredin Dumanit dhe të pandehurve të tjerë të dosjes “Plumbi i artë”.

 

Kërkesa e SPAK vjen pas 2 kërkesave të rrëzuara nga vetë avokatët, me qëllim zgjidhjen e konfliktit të interesit mes gjyqtares Shedula dhe njërit prej avokatëve të të pandehurit Gentian Sharra, për shkak të një lidhjeje familjare mes të dyve.

 

SPAK kërkon t’i jepet përparësi avokatit të zgjedhur nga vetë i pandehuri.