“Pro, kundër s’ka, abstenim jo, të mërzitur s’kemi ç’bëjmë”. Demokratët u pajtuan me ligjin e ri të komisioneve hetimore, ndërsa socialistët u rikthyen në punë pas bojkotit të herës së fundit. Kërkesa ndaj institucioneve shtetërore dhe atyre të drejtësisë për hetimin ndaj ndërhyrjes në sistemim TIMS u miratua me votat e shumicës dhe demokratëve sipas rregullave të reja, ku edhe për marrjen e informacioneve e vendosin ekspertët dhe jo deputetët.
“Sot u vetë frenuam nga retorika politike. Kaq ishte e gjitha kryetar, nuk merr shumë koha për të respektuar ligjin”, tha socialisti Toni Gogu.
“Padiskutim nëse ka vullnet politik puna e këtij komisioni ecën në shinat e kushtetutshmërisë dhe ligjit”, u shpreh demokrati Toni Gogu.
Demokratët hoqën dorë në disa nga propozimet e tyre pasi ekspertët e majtë të komisionit nuk pranuan tërheqjen e dosjes hetimore për TIMS nga Prokuroria e Tiranës dhe SPAK.
“Ekspertët kanë rënë dakord dhe duhet ta heqim kërkesën për marrjen e fashikullit”, u shpreh Salianji.
Retorika politike mungoi në një mbledhje që zgjati vetëm 60 minuta, por në përfundim u shkëmbyen disa batuta ironike mes kryetarit Ervin Saljanjit dhe socialistes Gjylametit.
“Propozoj që mbledhja e radhës e komisionit të mbahet në ditën kur të keni protestën tjetër se jeni më eficentë”, u shpreh Gjylameti.
“Unë ju ftoj në protestën para bashkisë së Tiranës. E kam seriozisht se pastaj vini mbledhjen tjetër dhe thoni mos e kishit me shaka”, iu përgjigj Salianji.
Saljanji porositi të gjithë anëtarët e komisionit hetimor për t’u pajisur me certifikata sigurie për të shmangur në këtë mënyrë çdo ngërç apo vonesë në hetimin parlamentar për ndërhyrjen në sistemin TIMS.