May 1, 2024
Tirana, Albania
Kronikë Lajmi i fundit

Makina del nga rruga në Fier, shoferi i dehur shpëtohet nga banorët e zonës

Një automjet ka dalë nga rruga mbrëmjen e kësaj të hëne në vendin e quajtur “Ura e Baltëzës”, në Fier. Një person ende i paidentifikuar ka rënë në kanalin anësor të rrugës me automjetin e tij duke përfunduar në ujë.

 

Burimet nga vendngjarja bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit tip “Benz” kishte përfunduar në kanal dhe në përpjekje për të dalë nga mjeti ishte zhytur në ujërat e tij në gjendje të dehur.

 

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë uniformat blu dhe shërbimi zjarrfikës, por drejtuesi i mjetit ishte nxjerrë nga banorët e zonës dhe më pas është transportuar në spitalin Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën mjekësore. Ndërkohë që po punohet për nxjerrjen e automjetit nga kanali.