November 27, 2024
Aktualitet Lajmi i fundit

Shkelet ligji për gradat në policinë e shtetit, urdhëri i drejtorit të përgjithshëm del mbi ligjin/ hiqet një fazë testimi për të ”bërë para”

Policia e shtetit kohët e fundit ka ndërmarë konkurse për dhënien e gradave Komisar, Kryekomisar, Drejtues, Drejtues i Parë. Bëhet fjalë për dhënien në tërësi të rreth 550 gradave të niveleve të mësipërme.

Pas publikimit disa ditë më parë në portalin Timoni.al të shkrimit me titullin: “Jo vetëm me emërimet! “Kasaphanë” me gradat e 500 oficerëve ne Policinë e Shtetit!’’- një tjetër denoncim ka mbërritur në redaksinë tonë lidhur më këtë skandal të rëndë në radhët e policisë së shtetit. Një oficer policie shkruan se dhënia e gradave është një proces manipuluar që në që nga momenti i nxjerrjes së urdhërit nga drejtori i përgjithshëm.

Sipas denoncim thuhet se ky urdhër është në shkelje të plotë të ligjit për policinë e shtetit pasi ligji përcakton 4 faza testimi dhë ne çdo fazë duhet të kalohet me mbni 70% të pikëve. Por me urdhër është hequr ky prag me qëllim që të kalojnë të gjithë kandidatët dhe në në fazën e intervistës të kalojnë atë që duan, që nënkupton se grada do i jepet atij punonjësi policie që paguan shumë prej 15 mijë apo 20 mijë eurosh.

Dyshimet e forta se afera dhe skandali me shitjet e gradave janë aq prezente në radhët e policisë, sa po përgatitet një dosje nga ana e portalit Timoni.al që do i dërgohet SPAK për hetim dhe drejtësia të zbardh të vërtetën dhe të vërë pas hekurave personat e korruptuar që marrin shuma të majme për të dhënë gradat.

Në fund të denoncimin thuet se është hequr me një qëllim një faze testimi për të mos krijuar komision tjetër pasi e kanë më të lehtë për ta kontrolluar procesin me më pak njerëz. Sipas oficerit nuk mund të dal urdhëri i drejtorit të përgjithshëm mbi ligjin.

Lexo Ligjin për policinë e shtetit:

Denoncimi i oficerit të policisë:

Pershendetje. Jam nje oficer policie dhe desha te jap disa detaje te tjera ne vazhdim te lajmit per gradimet ne polici te publikuar pak ore me pare nga ju. Eshte ne proces i manipuluara qe nga monenti i nxjerjes se Urdhrit te Drejtorit te Pergjithshem per fillimin e konkurimit per grade. Ky urdher eshte ne kundershtim me ligjin e Policise se Shtetit, ligj qe percakton 4 faza testimi ku cdo faze duhet te kalohet pasi perrmbush 70 % te pikeve te cdo faze qe mund te kalosh ne fazen pasardhese. Me urdher eshte hequr ky prag meqellim qe te kalojne te gjithe kandidatet dhe te faza e intervistes te kalojne ke te duan. Eshte eleminuar me qellim nje faze ne kundershtim me ligjin per te mos krijuar komision tjeter pasi e kane me te lehte per ta kontrolluar procesin me me pak njerez. Nuk mund te dal Urdhri i Drejtorit te Perhjithshem mbi liigjin