May 13, 2024
Tirana, Albania
Kronikë Lajmi i fundit

Morën ryshfet për një ndërtim pa leje, “zhduken” dy zyrtarët e IMT në Elbasan

Kryeinspektori i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Elbasan dhe një vartës i tij janë shpallur në kërkim, nën akuzën e shpërdorimit të detyrë dhe korrupsionit pasiv.

 

Sipas të dhënave nga policia, kryeinspektori A. M., 38 vjeç dhe inspektori B. Q., 50 vjeç dyshohen se në muajin prill 2024, nuk kanë kryer detyrat funksionale për një objekt të ndërtuar pa leje, në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, dhe kanë marrë ryshfet për këtë favorizim.

 

Për këta dy shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, ndërkohë që materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.