November 27, 2024
Kronikë Lajmi i fundit

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte shpallur në kërkim, pasi gjykata e Romës në Itali ka lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar pasi akuzohet për prodhim dhe shitje droge.

 

 

 

Njoftimi i Policisë Dibër

 

Vijojnë operacionet për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar.

 

DVP Dibër, në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i Ligjit” dhe shkëmbimit të informacioneve me Interpol Tiranën, lokalizuan dhe arrestuan me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasen A. Gj, 39 vjeçe.

 

Kjo shtetase ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Romës, Itali, ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, në bashkëpunim, parashikuar nga legjislacioni penal italian.

 

Vijojnë procedurat për ekstradimin e kësaj shtetaseje në Itali.