November 27, 2024
Aktualitet Lajmi i fundit

Skandali me shkollën e Magjistraturës, shpallen fituesit dhe shtohen emrat në listë

Një incident ka ndodhur me shkollën e Magjistraturës ditën e sotme. Teksa është shpallur lista e fituesve, lista është marrë me pretendimin se do të ketë një ri-korigjim të dytë dhe është manipuluar duke shtuar disa emra të tjerë.

Denoncimi është bërë nga vetë studentët që kanë konkuruar, të cilët përmes një peticioni ngrenë shqetësimin për atë që po ndodh në shkollën që përgatit gjyqtarët dhe prokurorët e rinj. Duket se ky manipulim ka si synim që në listën fituese të përfshihen emra që nuk e meritojnë të jenë aty.

Në datën 22 prill 2024 është zhvilluar provimi. Në përfundim të provimit janë korigjuar tezat dhe janë shpallur publikisht në prani të pjesëmarrësve rezultatet e pranimit dhe janë shpallur fitues 79 kandidatë. Nga drejtori i shkollës Arben Rakipi, u pranua sot se procesi i korigjimit ka pasur probleme dhe se pajisja nuk ka funksionuar dhe janë rikorigjuar tezat edhe një herë pa praninë e pjesëmarrësve dhe lista përfundimtare ka rezultuar me pikë plus për kandidatët fitues duke shtuar listën në 121 kandidatë. Ky fakt ka cënuar rëndë parimin e transparencës e cila parashikohet në rregulloren e brendshme të shkollës. Kërkojmë anullimin e provimit të pranimit kërkues,”-shkruhet në peticion.