Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka ironizuar kryeministrin Edi Rama në lidhje turin e tij për të takuar diasporën. Nëpërmjet një postimi në facebook, kreu demokrat ka zgjedhur të ironizojë me të ashtuquajturën “shqiponjë të krenarisë kombëtare”.
Në gishtat e mëdhenj të duarve ka vendosur Edi Ramën dhe Erjon Veliajn, ndërsa në gishtat e secilës dorë ka vendosur figurat e PS të akuzuara për korrupsion, ose siç i quan “viktimat” e shkaktuar nga SPAK-u.
“KRENARË – Pa votën e diasporës. Pa lista të hapura” – ironizon Basha.