May 4, 2024
Tirana, Albania
Kronikë Lajmi i fundit

Ekstradohet nga Britania 34-vjeçari i akuzuar për vrasje në vitin 2009

Një 34-vjeçar është ekstraduar nga Britania e Madhe drejt vendit tonë. Sipas Policisë, Donald Hoxha, akuzohet se në vitin 2009, në bashkëpunim me 2 persona të tjerë, ka vrarë shtetasin R.R.m në Elbasan.

 

Ndaj tij, Gjykata e Elbasanit, me vendimin e datës 21.01.2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.