May 13, 2024
Tirana, Albania
Aktualitet Lajmi i fundit

“Shi” molotovësh në derën e Bashkisë, përshkallëzohet protesta e opozitës

Protestuesit kanë hedhur një mori molotovësh në derën e Bashkisë Tiranë, gjatë protestës së radhës së opozitës.

Ky është tubimi i katërt që mbahet para institucionit të drejtuar nga Erion Veliaj, ku opozita kërkon sërish dorëheqjen e tij nga detyra, pas skandalit të korrupsionit me dosjen “5D”.

Arrestohen dy protestues para Bashkisë së Tiranës, posedonin lëndë piroteknike

Dera kryesore e Bashkisë së Tiranës është rrethuar me barriera hekuri dhe një kordon policie është stacionuar për të penguar protestuesit që të mësyjnë në ambientet e brendshme të këtij institucioni.