October 2, 2024
Aktualitet Lajmi i fundit

Arrestohen dy protestues para Bashkisë së Tiranës, posedonin lëndë piroteknike

Protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës për të kërkuar dorëheqjen e Erion Veliajt, pas arrestimeve të zyrtarëve për dosjen korruptive “5D”, është tensionuar 1 orë pas nisjes së saj.

Pjesëmarrësit në tubim kanë hedhur molotovë në drejtim të derës kryesore të institucionit, ndërsa përfaqësuesit e opozitës si Belind Këlliçi, Tedi Blushi e Klevis Balliu kërkuan nga SPAK arrestimin e Veliajt.

“Shi” molotovësh në derën e Bashkisë, përshkallëzohet protesta e opozitës

Pak pasi protesta ka agravuar, nga policia janë vënë në pranga dy prej protestuesve pasi gjatë kontrolleve u janë gjetur lëndë piroteknike.

Të dy protestuesit e ndaluan kanë qenë të shpallur në kërkim për protestën e javës së kaluar, pasi hodhën molotov në drejtim të Bashkisë.