October 2, 2024
Politikë

Ilir Meta: Unë i bëja presion mafies, Basha me Ramën synonte eliminimin e LSI-së

Në Konventën Kombëtare të Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shprehur se Edi Rama dhe Lulzim Basha kanë synuar të eliminonin Lavizjen Socialiste për Integrim.

 

“Shumë shpejtë do të kemi një konventë të re dhe një parti të re në të gjithë Shqipërinë, kundër këtij regjimi mafioz që ka rrëmbyer vulën e PD-së dhe i gënjen mendja se mund të marrë edhe vulën e Partisë së Lirisë. Programi është shumë i qartë, 5 prioritete për 4 milionë shqiptarë plus.

 

Unë se kam shkelur Kushtetuesen dhe atje është derdhur para e madhe, por s’ia kanë dal. Unë një gabim e kam bërë. Unë kam bërë gabimin që natën e zgjedhjeve. Pasi u zgjova nga ora 2 e natës në Vlorë, pasi shkoja ti bëjë presion mafies i vetëm për të shpëtuar pluralizmin politik. PS dhe PD e Bashës kanë punuar kundër Lëvizjes Socialiste për Integrim, në mënyrë që ajo forcë të asgjësohej përgjithmonë. Unë i kërkoj falje shqiptarëve se fola vetëm me dy deputetë, por duhet të kisha folur me më shumë”, tha Meta.