May 8, 2024
Tirana, Albania
Bota Lajmi i fundit

Rriten tensionet edhe në Azi, 22 avionë kinezë “rrethojnë” Tajvanin

Jo vetëm në Europë apo në Lindjen e Mesme, situatë të tensionuar është duke kaluar edhe Azia Lindore.

 

Mediat ndërkombëtare kanë raportuar mëngjesin e së shtunës se të paktën 22 avionë kinezë kanë fluturuar për disa orë rreth ishullit të Tajvanit. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Mbrojtjes në Taipei.

 

“Ne kemi arritur të zbulojnë të paktën 22 avionë të Ushtrisë Çlirimtare Popullore, të cilët kanë fluturuar rreth ishullit në orët e para të së shtunës”, thuhet në njoftim.