May 13, 2024
Tirana, Albania
Kronikë Lajmi i fundit

Sherr nga pija në Korçë, plagoset rëndë në kokë një person

Një person është plagosur rëndë në kokë pas një sherri për motive të dobëta në qytetin e Korçës.

 

Policia njofton se 55-vjeçari me inicialet A.F. është goditur me sende të forta në kokë nga një 49-vjeçar, i cili është shoqëruar në komisariat.

 

Ndërkohë i plagosuri është dërguar në Tiranë, pasi ka dëmtime të kafkës.

 

Sipas burimeve të A2 CNN, të dy shtetasit e përfshirë në konflikt kanë qenë nën efektin e alkoolit.

 

Njoftimi i policisë:

 

Mbrëmjen e sotme, në lagjen nr. 6, Korçë, shtetasi A. S., 49 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me sende të forta në kokë, shtetasin A. F., 55 vjeç, i cili ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.

 

Autori i dyshuar i ngjarjes ndodhet i shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.