May 13, 2024
Tirana, Albania
Kronikë Lajmi i fundit

Shpërthen bombola e gazit, ngjarja në Sauk të Tiranës, plagosen 3 persona

Një bombol gazi ka shpërthyer këtë të të diel në një banesë në Sauk të Tiranës.

Si pasojë e shpërthimit janë lënduar tre persona, Bjorgo Daxha 19, 46 dhe Lutfie Daxha, 70-vjeç, të cilët ndodhen në spital në kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.