October 30, 2024
Ekonomi Lajmi i fundit

Edhe një ditë kohë! Gjoba për ata që nuk dorëzojnë deklaratën e të ardhurave brenda 30 prillit

Kush ka të ardhura vjetore mbi 2 milionë lekë apo rezulton i dypunësuar qoftë edhe në një periudhë të vitit 2023, ka edhe një ditë kohë për të plotësuar formularin e të ardhurave personale.

Janë gati 74 mijë qytetarë që kanë afat deri në mesnatën e 30 prillit.

Për herë të parë, deklaratën duhet ta parapaguajnë edhe individët e vetëpunësuar, por ajo që nuk ndryshon është plotësimi i formularit.