May 13, 2024
Tirana, Albania
Kronikë Lajmi i fundit

Shmanget tragjedia, goditi me çekiç në kokë të dashurin e ish-partneres së tij, arrestohet 36-vjeçari shqiptar në Itali

Një 36-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali nën akuzën për tentativë vrasjeje. 36-vjeçari, me një çekiç në dorë, ka sulmuar të dashurin aktual të ish-partneres së tij, duke i shkaktuar lëndime shumë të rënda në kafkë.

Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur në Prato dhe vetëm ndërhyrja e shpejtë e autoriteteve, ka parandaluar vrasjen. Ndërkohë, i plagosuri është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë.