June 19, 2024
Kronikë Lajmi i fundit

Del video e shpërthimit të tritolit në Shkodër, gjyqtari merret në mbrojtje

Shqipnews ka siguruar videon nga moment i shpërthimit të tritolit në banesën e gjyqtarit Tonin Sterkaj, në Shkodër. E gjithë ngjarja ka ndodhur për 4 minuta. Në orën 02:55 të mesnatës, autori shfaqet teksa ecën qetësisht në rrugën që të çon për te shtëpia e gjyqtarit. I veshur me rroba të zeza, me kapuç dhe doreza të bardha, ai ecën i pashqetësuar, vetëm pak sekonda para se të vë tritolin.

Me të mbërritur në portën e jashtme të shtëpisë, ai nxjerr nga xhupi sasinë e tritolit dhe më pas largohet duke vrapuar nga e njëjta rrugë nga erdhi. Pak sekonda më pas dëgjohet shpërthimi i fortë. Në ato momente, nga sa është raportuar, ka qenë në banesë vetë gjyqtari dhe bashkëshortja e tij, të cilët për fat të mirë nuk kanë marrë lëndime.

Gjyqtarit në Shkodër i vendoset lëndë plasëse në banesë

Pista kryesore e hetimit është pikërisht se ngjarja ka të bëjë me detyrën e tij si gjyqtar, mirëpo nga dëshmia që Tonin Sterkaj ka dhënë ka deklaruar se nuk ka pasur kërcënime, kohët e fundit, e ndërsa është shprehur se nuk ka pasur çështje të rëndësishme në dorë.

Për këtë, ka pasur reagime edhe nga ana e KLGJ-së, ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, që e kanë konsideruar si një “akt burracak” që do duhet të zbardhet menjëherë. Ndërkohë, pas ngjarjes, Policia e Shkodrës ka marrë në mbrojtje gjyqtarin Sterkaj.