May 13, 2024
Tirana, Albania
Kronikë Lajmi i fundit

E rëndë në Itali, shqiptari i vë flakën vetes në sy të gruas së tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 48-vjeçar shqiptar i ka vënë flakën vetes rreth orës 16:30 të ditës së djeshme. Mediat italiane raportojnë se ngjarja ka ndodhur në Riccione, në Viale Milano, ku 48-vjeçari pasi është lyer me alkool i ka vënë flakën vetes në sy të gruas së tij.

 

Ai ka pësuar djegie mbi 70% të trupit, por u shpëtua nga disa kalimtarë në rrugë të cilët lajmëruan ambulancën dhe karabinierët.

 

Në vendngjarje kanë ndërhyrë mjekët e spitalit Ceccarini, por më pas ai është transportuar në Bufalini të Cesenës. Jeta e tij nuk është në rrezik.

 

Duke hetuar gjestin ekstrem të shqiptarit, dyshohet se akti ekstrem i shqiptarit mund të ketë ndodhur për shkak të dëbimit të çiftit nga shtëpia, ku u detyrua të flinte në sheshpushimin e pallatit.

 

48-vjeçari shqiptar jeton në Riccione dhe punon si kamarier. Ai është i martuar me një grua, shtetase rumune.