May 13, 2024
Tirana, Albania
Bota Lajmi i fundit

Serbët zbarkojnë në sheshe për të mirëpritur mikun kinez

Mijëra serbë bllokuan rrugët dhe sheshet kryesore në Beograd për të mikpritur presidentin e Kinës, Xi Jinping, i cili prej mbrëmjes së djeshme ka nisur një vizitë në Serbi.

Turma prej 15,000 njerëzish u mblodh para Pallatit të Serbisë, duke valëvitur flamujt kombëtarë të Kinës dhe Serbisë për t’i bërë një pritje të ngrohtë presidentit kinez.

“Po shkruajmë historinë’’, Vuçiç hap krahët dhe ekonominë për Kinën, firmosen 29 ujdi

Xi përshëndeti dashamirësit në ballkonin e ndërtesës së bashku me Vuçiqin dhe mori duartrokitje dhe brohoritje të forta ndërsa ia bëri me dorë turmës.

Serbia është ndalesa e dytë e turneut evropian të Xi në tre vende. Ai përfundoi një vizitë shtetërore tre-ditore në Francë të martën dhe më pas do të vizitojë Hungarinë pas përfundimit të qëndrimit të tij në Serbi.