May 13, 2024
Tirana, Albania
Politikë

Si do gjenden pronarët e vjetër? Deputetët: Të krijohet një inventar me pronat dhe ndërmarrjet shtetërore

Të gjitha pronat apo ndërmarrjet shtetërore të cilave nuk ju është gjendur pronari, propozohet t’u kalojnë për administrim dhe përdorim bashkive.

Sipas deputetëve të mazhorancës në Komisonin e Ekonomisë, kjo është një alternativë me e mirë se sa menaxhimi të behët nga dikasteret qëndrore.

Diskutimi ka lindur teksa po shqyrtohen ndryshimet në ligjin për “Për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore të ndërmarrjeve”.

“Ti jepen bashkive t’i kontrollojnë t’i administrojnë sesa tja kalojnë ministrisë së ekonomisë e kanë më kollaj. Të bëjnë ca të duan bashkitë ti mbajnë për investime,” sugjeroi deputeti i Partisë Socialiste, Vullnet Sinaj.

Por sipas deputetëve demokratëve duhet një inventar për të gjitha pasuritë shtetërore dhe publike. Kjo do t’u vinte në ndihmë pronarëve të vjetër që të gjenin pronat tyre.

“Kërkuam një informacion të plotë me databazën e pronës publike, sa prona ka në proces që mund të jenë karabina, sa lidhen me investime strategjike. Nuk kemi asnjë databazë për pronën. Kjo ndihmon dhe pronarët për identifikimin,” u shpreh deputetja demokrate, Jorida Tabaku.

Projektligji i depozituar në Kuvend mban firmën e kryetarit të komisionit Eduard Shalsi. Ai përfshin ndryshime nga sugjerimi për kalimin e administrimit të pronave tek Ministria e Ekonomisë e deri tek rregullimi i legjislacionit për objektet në këto prona.

“Kanë ndodhur shkëmbime të pronave shtetërore me legjislacion ad hoc mendojmë se shkëmbimi të rregullohet specifikisht. Propozim tjeter është dhe rregullimi I procedurës së shitjeve të pronës shtetërore në rastin e dhënies për turizëm apo me qira. Nuk kane rregullime specifikime për rastin e privatizimit,” deklaroi deputetja socialiste, Blerina Gjylameti.

Shembja e objekteve të tokave shteterore, janë shembur pa një legjislacion specifik, shpenzimet e shembjes të mbulohen nga investitori. Kalimi pronës shtetërore në pronë private të bëhet si ankand.

Në projektligj propozohet që procedurat që lidhen me administrimin e pronës publike, përfshirë shitjen e saj, të kryhen nga Ministria për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin.