Mbi 500 persona në Shqipëri vuajnë nga talasemia ose sic njihet ndryshe Anemia Mesdhetare.
Për shkak të këtij crregullimi gjenetik, i cili ndikon në uljen e hemoglobinës, këta pacientë kanë nevojë për transfuzione periodike të gjakut
Një herë në tre javë, i duhet Ermela Zenelajt dhe pacintëve të tjerë si ajo të marrin gjak, proces që sigurohet nga dhurimet vullnetare.
Por, aktualisht dhurimet e gjakut në Shqipëri nuk mbulojnë nevojat kryesisht të pacientëve të rritur me talasemi.
Ermela tregon se aktualisht merr gjysmën e sasisë së gjakut që i nevojitet ndërsa në periudhën e verës gjaku mungon për shkak të uljes së dhurimeve.
Referuar mjekëve specialist në QSUT, afro 100 njësi me gjak duhen cdo ditë për të mbuluar nevojat e personave me talasemi. Por, aktualisht plotësohet vetem gjysma e kërkesave, duke mbuluar transfuzionet për fëmijët e sëmurë.
Në ditën botërore të talasemisë edhe mjekë të Qendrës Kombetare te Tranfuzionit të gjakut pranojnë vështirësitë dhe vecanarisht per grupet e rralla të gjakut.
Në 8 majin e Talasemisë janë kryer dhurime vullnetare të gjakut nga biznese, qytetarë dhe një grup deputetesh të forcave të ndryshme politike pranë kryesisë së Kuvendit.