May 13, 2024
Tirana, Albania
Aktualitet Lajmi i fundit

U kërkua nga babai i saj/ Trupi i Alma Arrazit do të varroset në Durrës, tre fëmijët e mitur do të prehen në Shkodër

Trupi i 39-vjeçares, Alma Arrazi do të dërgohet për tu varrosur në Durrës. Një ditë më parë, babai i 39-vjeçares kërkoi që trupin e të bijës ta varrosë në Durrës, pranë nënës së saj, në varrezat e qytetit. Tre fëmijët e mitur të cilët u vetëmbytën bashkë me nënën e tyre do të prehen në Shkodër.

 

Ndërkohë ditën e djeshme, Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën e arrestit me burg për Erdgys Arrazin, bashkëshortin e 39-vjeçares që u vetëflijua së bashku me fëmijët, si pasojë e dhunës psikologjike dhe fizike të shkaktuar nga ai. Arrazi akuzohet nga Gjykata për veprat penale “dhuna në familje” dhe “shkaktim i vetëvrasjes”.

Fillimisht u gjet trupi i pajetë i vajzës 9-vjeçare, më pas i vajzës së dytë, ndërkohë që sot është gjetur dhe trupi i djalit dhe i nënës 39-vjeçare Alma Arrazi. Po ashtu bëhet me dije se janë marrë dhe vazhdojnë të merren në pyetje familjarë të 39-vjeçares, ndësa policia ka sekuestruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë të disa bizneseve për të parë lëvizjet e fundit të nënës me 3 fëmijët, për të verifikuar dhe nëse ishte e vetme me ata.