May 13, 2024
Tirana, Albania
Kulturë Lajmi i fundit

Akademi ekselence për modën, do të trajnohen gratë e vajzat shqiptare dhe punonjëset e huaja

Shqipëria do të ketë një Akademi Ekselence për modën. Kjo me qëllim transformimin e sektorit fason në industri të mirëfilltë veshje.

“Akademia e ekselencës do të ketë si kusht pjesëmarrje mbi tre vite eksperiencë, për studentët e Politeknikut që kanë mbaruar inxhinieri për veshje dhe këpucë apo për nxënës të gjimnazeve e shkollave profesionale të diplomuara në këtë sektor. Kusht është njohja e sektorit”, shprehet Edvin Prençe, kryetar “Proexport Albania”.

Ky është objektivi i bizneseve në sektorin e manifakturës, të cilët duan të shkëputen nga varësia ndaj kontratave të huaja, dhe ta bëjnë vetë të plotë të gjithë ciklin duke filluar me prodhimin, modelimin e produkteve, deri te shitja e tyre.

“Ekselenca nuk është gjë tjetër veçse krijimi i një poli studimi, kërkimi dhe certifikimi të mallrave. Pra në thelb do të krijohen, realizohen prototipe të reja modelesh që do të jenë në shërbim të biznesit më qëllim hyrjen në treg me modele të reja”, u shpreh Prençe.

Pjesë e akademisë do të jenë jo vetëm gratë dhe vajzat shqiptare, por edhe punonj♪7set e huaja pjesë të sektorit.

“Shumë fokus do të marrë edhe trajnim i personelit ekzistues dhe burimeve të reja që do të bëhen pjesë e tregut. Pa mirë-kualifikim nuk mund të pretendojmë transformim”.

Aktualisht në sektorin fason në vend janë të punësuar rreth 60 mijë persona, ku pjesa më e madhe sipas të dhënave të Inspektoratit të Punës, janë me paga minimale, 40 mijë lekë.