October 2, 2024
Kronikë Lajmi i fundit Më të lexuarat

PAMJE EKSKLUZIVE-Momentet e fundit të Alma Arrazit me tre fëmijët për dore buzë Bunës, para se të mbyteshin në lumë

Prokuroria e Shkodrës po verifikon të gjitha kamerat e sigurisë të bizneseve e lokavele buzë lumit Buna për të zbardhur dhe itenerarin e rrugëtimit të fundit të Alma Arrazit, gruas 39 vjeçare, e cila u vetëmbyt me tre fëmijët në lumin Buna. Ngjarja e rëndë u shënua më 2 maj 2024.

Shqipnews.info ka siguruar dy  fotosekuenca nga ato pamje që më pas do të jenë momentet e fundit për Almën.

Njëra është momenti kur Alma me tre fëmijët ndahet nga kunata me fëmijën e saj dalin nga lokali ku kishin konsumuar një kafe tek Hyrja e Parkut të Biçikletave. Duhet të jetë ora  20:10. Pasi përshëndeten me njëra-tjetrën,  Alma merr të largohet ndërsa ka përdore djalin e vogël, Arditin 3 vjeç dhe njërën prej vajzave, Gresin 7 vjeçe dhe Ergesën 9 vjeçe.

U mbyt në Bunë bashkë me tre fëmijët, zbardhen momentet e fundit të Alma Arrazit, çfarë filmuan kamerat e sigurisë

Ndërsa Alma largohet me fëmijët kunata e saj me vajzën e vogël ikin në drejtimin e kundërt. Por si fillim ndalon për pak dhe i shkruan dikujt në telefon.

Në një fotosekuencë tjetër rreth orës 20:21 Alma Arrazi shfaqet në trotuar së bashku me fëmijët e saj, tek ura e re e Bunës, vetëm pak minuta përpara se Alma Arrazi të hidhej së bashku me 3 fëmijët në lumin Buna, aty ku dhe gjetën vdekjen.

Ngjarja tragjike u zbulua kur u gjet rastësisht nga një peshkatar trupi i vajzës së parë, ndërsa trupat e tjerë u gjetën pas 3 ditë kërkimesh nga polumbarët. Tragjedia e familjes Arrazi dyshohet se është pasojë e dhunës psikologjike dhe tradhtisë bashkëshorte. Në akuzë, si shkaktar i vetëvrasjes është bashkëshorti i të ndjerës, Erdgys Arrazi i cili u la pas hekurave një ditë më parë nga Gjykata e Shkodrës ku para togave të zeza, u shfaq në gjendje të rënduar psikologjike.