May 13, 2024
Tirana, Albania
Lajmi i fundit Sport

Momente paniku, Elseid Hysaj bllokohet brenda Ferrarit që shpërthen në flakë

Momente paniku ka kaluar mbrojtësi i kombëtares shqiptare dhe Lazios, Elseid Hysaj, teksa makina e tij “Ferrari” është shkrumbuar nga flakët.

Corriere dello Sport raporton se Hysaj mbeti i bllokuar në makinën me vlerë 160 mijë euro kur ajo mori flakë. Incidenti ka ndodhur të hënën e kaluar.

Hysaj po udhëtonte me vjehrrin e tij, teksa ishte vetë në timonin e Ferrarit të tij të fundit, të blerë së fundmi për 160 mijë euro. Makina mori flakë krejt papritur, ndërsa dyert u bllokuan dhe mbrojtësi kuqezi, së bashku me vjehrrin e patën të vështirë të dilnin.

Dëshmitare e skenës nga një makinë tjetër ishte bashkëshortja e futbollistit.

Hipoteza më e mundshme për zjarrin është një defekt në makinë, për të cilin mbrojtësi i Bardhebluve romanë bëri një ankesë pasi shmangu tragjedinë.