May 1, 2024
Tirana, Albania
Kronikë Lajmi i fundit

Aksident i rëndë në Itali, përplasen dy kamionë, humb jetën i riu shqiptar

Një 25-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të rëndë në rrugët e Italisë.

I riu shqiptar i cili po drejtonte një kamion, u përplas me një tjetër kamion i cili kishte ndaluar në autostradën A22. Shqiptari i cili jetonte në Piza, ndërroi në vendin e ngjarjes.

Shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë reshjet e dendura të shiu dhe pamja e dobët, me  viktimën që  duket se nuk i ka parë mjetet e ndaluara në kolonë dhe ka goditur automjetin e fundit të rreshtit.