May 1, 2024
Tirana, Albania
Kosova Lajmi i fundit

Vjosa Osmani dhëmbë për dhëmbë me Vuçiç: Vijoni me gënjeshtra të vjetra

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i është përgjigjur menjëherë akuzave të liderit serb, Aleksandër Vuçiç, në tryezën e Këshillit të Sigurisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, se komuniteti i serbëve në 4 komunat veriore po diskriminohet.

Osmani shtoi mes të tjerash se Kosova është një histori suksesi sa i përket shtetit të së drejtës dhe mbrojtjes së komuniteteve dhe këtë gjë e kanë treguar dhe raportet e Transparency international dhe Freedom House.

“Pretendimet e Serbisë për pastrim etnik të serbëve janë të rrejshme dhe të pabaza. Këto narrativa janë diskredituar nga Komiteti i Helsinkit deri te Parlamenti i Evropës. Shteti i Kosovës jo vetëm që mbron por edhe promovon të drejtat e serbëve dhe të gjitha komuniteteve tjera. Gjuha serbe përdoren në të gjitha institucionet publike anë e mbanë Kosovës. Kishat ortodokse ka mbrojtje të veçantë nga shteti i Kosovës. Pos disa incidenteve të izoluara, asnjë motiv etnik nuk ka ndaj kishave ortodokse”, tha mes të tjerash presidentja Osmani.

Serbët po persekutohen në veri të Kosovës, Vuçiç në OKB: Në 25 vitet e fundit është toleruar ekstremizmi shqiptar

Ndërkohë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i quajtur disa herë ata si terroristë. Ai u shpreh se “gjithçka është toleruar për ekstremizmin shqiptar në këto 25 vitet e fundit dhe ideologjia për persekutim të serbëve nuk janë izoluar, e dënuar, por janë shpërblyer”.

“Prishtina të zbatojë dialogun dhe marrëveshjet, është koha e fundit që popullata në Kosovë nuk mundet me u mbështet as në Kombet e Bashkuara, pasi do të kishte pasoja të paparashikueshme. Besoj se është e nevojshme që përfaqësuesja speciale t’i ushtrojë autorizimet që ka dhe të marrë veprime të menjëhershme në bashkëpunim me KFOR që synojnë siguri dhe të drejtat e njeriut për të gjithë banorët e Kosovës.

UNMIK duhet të përfshihet më shumë dhe jo më pak. Persekutimi i serbëve atje po zgjat që prej 1999 e deri më tani

Në korrik të vitit 1999, shqiptarët terroristë kanë masakruar 14 njerëz afër Lipjanit. Në vitin 2003, shqiptarët terroristë kanë gjuajtur disa fëmijë serbë që kanë qenë duke u larë në lumin Ibër.

Gjithçka është toleruar për ekstremizmin shqiptar në këto 25 vitet e fundit dhe ideologjia për persekutim të serbëve nuk janë izoluar, e dënuar, por janë shpërblyer. Askush për këto krime nuk është vënë para drejtësisë”, tha Vuçiç në OKB.