October 9, 2024
Bota Lajmi i fundit

Arma sekrete e Putin që po “bën lëmsh” qiejt e po terrorizon pilotët

Ekspertët e sigurisë në Britaninë e Madhe pretendojnë se Rusia ka vënë në përdorim një armë të re elektronike e cila ka për qëllim të dëmtojë sistemet GPS të linjave ajrore.

Sipas tyre, mijëra fluturime nga Britania, dyshhet se kanë rënë pre e këtij sulmi rus që ka shkaktuar bllokime shumë të rrezikshme të sinjaleve të komunikimit në mjetet fluturuese.

Shefat ushtarakë deklarojnë se sistemi i njohur si Tobol, është vendosur në enklavën ruse të Kaliningradit dhe mund të dërgojë sinjale dëmtuese në një rreze shumë të madhe.

Avionët e pasagjerëve përballen me bllokim dhe sinjale të rreme GPS-i, i cili ndërhyn në komunikimet me valë dhe “mashtron” pilotët, duke i bërë ata të besojnë se avioni është në një vend tjetër nga ai që është.

Agjencia Evropiane e Sigurisë së Aviacionit paralajmëroi në janar se autoritetet kishin parë një rritje të ndjeshme të këtyre sulmeve, por nuk tha se kush ishte pas tyre.

Kërcënimi i parashikuar për avionët civilë duket se është vërtetuar, me The Sun që ka raportuar se 46,000 fluturime kanë regjistruar probleme të navigimit satelitor mbi rajonin e Balltikut midis gushtit dhe marsit.