Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Këshillit Bashkiak të Tiranë, ku janë rrëzuar të dyja kërkesat e opozitës.
Nuk pranohet kërkesa për mbledhje urgjente të këshillit dhe interpelancë me Veliajn, por nuk do ketë as Komision Hetimor për auditim të buxhetit dhe shpenzimeve në bashki.
Anëtarët e opozitës ne Këshillin Bashkiak, pas mbledhjen, sqaruan se asnjë prej kërkesave të tyre nuk u miratua, duke hedhur akuza se nuk po bëhet transparencë.
Ajo që ra në sy ishte se opozita në këtë aksion për të kërkuar llogari ndaj Veliajt ishte e bashkuar. Kërkesat ishin firmosur nga anëtarë të Bashkë Fitojmë, PD Zyrtare, Nisma Thurje dhe aleatë të tjerë të forcave opozitare