Një drogë e rrezikshme ka goditur një klub në Ibiza dhe efektet e saj janë krahasuar me një shpërthim “bombastik”. Kokaina rozë është një përzierje e disa substancave, si ketamina dhe ekstazia, të ngjyrosura për ta bërë atë të duket fluoreshente.
Formula kimike e drogës u krijua në Evropë, por ishte një trafikant kolumbian droge i njohur si “Pablo Escobar i amfetaminave” që filloi ta tregtonte atë si “kokainë rozë”. Mania e re është quajtur edhe si “droga e elitës” ose “droga e modeleve apo mbretëreshave”.
Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se është një përzierje e lirë e barnave të tjera. Një burim policor i tha Majorca Daily Bulletin: “Është aq i fuqishëm sa shkakton hipertension të rëndë dhe mund të çojë në pushim të zemrës. Është një bombë sepse është ekstazi dhe amfetaminë në formë pluhuri. Njerëzit nuk e dinë se çfarë po konsumojnë.”
Substanca sintetike zakonisht vjen me ngjyrë të ndezur ose në pluhur ose në pilula. Ajo mund të tretet shpejt në lëngje dhe kushton më shumë se kokaina e zakonshme në rreth 30,000 paund për kilogram.
“Ju merrni pak nga secila, i përzieni, shtoni ngjyrën rozë, pak aromë luleshtrydhe dhe e shisni për 100 €.” tha një eksperte.
Në shkurt, një 14-vjeçar nga Madridi, i identifikuar si Ryan, vdiq si pasojë e kokainës rozë e cila iu hodh në një Red Bull.