November 27, 2024
Lajmi i fundit Sport

“Euro 2024”, UEFA përzgjedh 18 arbitrat kryesorë…

Tetëmbëdhjetë gjyqtarë kryesorë ndeshjesh janë përzgjedhur nga komisioni i arbitrave të UEFA-s për të gjykuar 51 ndeshjet e “Euro 2024” që do të zhvillohen në Gjermani midis qershorit dhe korrikut, përveç asistentëve të fushës dhe dhe gjyqtarëve të VAR-it.

Në listën me 18 gjyqtarëve kryesorë spikat prezenca e argjentinasit Facundo Tello me dy asistentë, të zgjedhur si pjesë e marrëveshjes së bashkëpunimit mes UEFA-s dhe CONMEBOL-it.

Kjo është lista e gjyqtarëve të “Euro 2024”:

Artur Soares Dias (Portugali)

Jesús Gil Manzano (Spanjë)

Marco Guida (Itali)

Istvan Kovacs (Rumani)

Ivan Kruzliak (Sllovaki)

François Letexier (Francë)

Danny Makkelie (Holandë)

Szymon Marciniak (Poloni)

Halil Umut Meler (Turkiye)

Glenn Nyberg (Suedi)

Michael Oliver (Angli)

Daniele Orsato (Itali)

Sandro Schärer (Zvicër)

Daniel Siebert (Gjermani)

Anthony Taylor (Angli)

Clément Turpin (Francë)

Slavko Vinçiq (Slloveni)

Felix Zwayer (Gjermani)

Shefi Roberto Rosetti komentoi: “UEFA Euro 2024 është kulmi i futbollit evropian për ekipet kombëtare, me ekipet më të mira që konkurrojnë, dhe kjo është arsyeja pse ne kemi zgjedhur gjyqtarët më të mirë për të arbitruar këto ndeshje.

Të gjithë gjyqtarët e zgjedhur kanë ruajtur vazhdimisht standardet e tyre më të larta në garat kryesore të UEFA-s dhe gjithashtu në garat e tyre vendase janë përgatitur jashtëzakonisht mirë për të qenë në këtë pozicion dhe ne kemi besim të plotë tek ata për të treguar cilësinë e tyre në turneun final.

Ekipet e arbitrave për çdo ndeshje do të përbëhen nga një arbitër, dy ndihmës gjyqtarë, një gjyqtar i katërt, një ndihmës gjyqtar rezervë në stadium dhe një ekip prej tre gjyqtarësh në VAR. Gjyqtari i caktuar mbështetës do të veprojnë si gjyqtari i katërt.

Përgatitja e zyrtarëve për ‘UEFA Euro 2024’ do të përfshijë një kurs për të gjithë gjyqtarët, ndihmësit e gjyqtarëve dhe video-arbitrat, i cili do të zhvillohet në Frankfurt, Gjermani, në mes të majit. Gjatë turneut, gjyqtarët, ndihmësit e gjyqtarëve dhe zyrtarët mbështetës do të kenë kampin e tyre bazë në Frankfurt. Gjyqtarët e VAR-it do të vendosen në Leipzig, ku do të operojnë nga Qendra Ndërkombëtare e Transmetimeve gjatë ndeshjeve.