May 1, 2024
Tirana, Albania
Kosova Lajmi i fundit

‘Shkelje e integritetit territorial’, PE voton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës me pasaporta serbe

Serbët e Kosovës që mbajnë pasaportën e Serbisë të cilët pajiseshin me dokumente nga drejtoria koordinuese në Beograd, do të udhëtojnë pa viza në Bashkimin Europian.

Parlamenti Europian ka miratuar vendimin me 406 vota pro, 97 kundër dhe 94 abstenime. Bartësit e këtyre pasaportave nuk ishin përfshirë në liberalizimin e vizave në kohën kur Bashkimi Evropian i hoqi vizat për shtetasit e Serbisë.

Theksojmë se Qeveria e Kosovës e ka kritikuar propozimin për përfshirjen e këtyre pasaportave në liberalizimin e vizave duke e quajtur si “shkelje e integritetit territorial të Kosovës”.

Qeveria e Kosovës ka argumentuar se me një vendim të tillë BE-ja do të ndikojë negativisht në procesin e integrimit të serbëve të Kosovës.