May 1, 2024
Tirana, Albania
Lifestyle

E vështirë për ta besuar! Kim Kardashian zbulon kërkesën më të pazakontë që iu bën stafit para se të pijë kafen

Kim Kardashian është shumë ekstra në dëshirat e saj dhe së fundmi ka zbuluar një kërkesë të saj relativisht të çuditshme kur vjen puna te kafja. Ajo ka zbuluar se e urren kur dëgjon tingullin që bën kartoni në filxhanin e kafes.

 

Më konkretisht, e keni parasysh kartonin që vendosin kompanitë e kafes te filxhani për të mbrojtur konsumatorët nga pija e nxehtë, në formën e shiritit? E pikërisht momenti kur hiqet ky karton për Kim Kardashian është i padurueshëm.

 

“Po është e vërtetë. E urrej ndjesinë dhe tingullin ”, tha Kardashian, duke shtuar se kushdo që është me të e ndihmon që të heqë kartonin ndërsa ajo nuk shikon.

 

“Nuk mund ta shoh që po ndodh dhe nuk mund ta dëgjoj. Ky tingull është për mua si tingulli i thonjve në një dërrasë të zezë për të tjerët”, shtoi ajo.

 

Se si është ky tingull ndoshta për shumë nga ju është e vështirë për ta përceptuar, por për Kim vlen.